Zelensky: Hiqini Rusisë të drejtën e votës në Këshillin e Sigurimit në OKB! Putin do gjenocid

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i cili është në këmbë në luftën që Rusia po bën ndaj shtetit të tij, këtë herë ka një thirrje për botën. Ai i kërkoi që t’i hiqet fuqia votuese Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndërsa nënvizoi se veprimet ruse në Ukrainë ishin në kufijtë e gjenocidit.

“Ky është terror. Ata do të bombardojnë qytetet tona edhe do të vrasin fëmijët tanë. Kjo është e keqja që ka ardhur në tokën tonë dhe duhet të shkatërrohet. Veprimet kriminale të Rusisë kundër Ukrainës kanë shenja gjenocidi”, tha ai.

Rusia përdori fuqinë e votës dhe bllokoi një rezolutë të Shqipërisë dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 11 shtete votuan në favor, një kundër dhe tre abstenuan. Pasi refuzoi të kritikonte sulmin e Rusisë, Kina ishte ndër tre shtetet që abstenuan. Dy shtetet e tjera që abstenuan janë India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB.

SHKARKO APP