Zelensky krah Ramës: Nuk jemi rivalë, të integrohemi në BE në mënyrë të barabartë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në konferencën e përbashkët me kryeministrat shqiptarë, tha sesi Ukraina si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë rival në rrugën drejt Bashkimit Europian.

”Vendet tona nuk janë rivalë në këtë rrugëtim, duhet të bëhemi pjesë e BE-së në mënyrë të barabartë. Do të miratojmë vendime, falenderoj kryeministrat për deklaratën e përbashkët që miratuam sot”.

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, the se ata do ta ndihmojë Ukrainën me mundësitë që kanë. Abazoviç i përcolli mesazhin Zelenskyt se Mali i Zi mbështet fuqishëm integrimin e Ukrainës në BE dhe se është i gatshëm të mbështesë vendin si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abazoviç po ashtu theksoi se në Mal të Zi janë 10 mijë refugjatë nga Ukraina, që në fakt përbën gati 1% të popullsisë së vendit dhe shtoi se shteti po përpiqet t’i ndihmojë ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?