Zëri Amerikës: Dorëhiqet ministri Lleshaj, vazhdojnë protestat

Nga Zëri Amerikës-

Në Shqipëri, minisri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen pas vrasjes në orët e natës, dy ditë më parë, të 25 vjeçarit Klodian Rrashaj, nga një punonjës i policisë në ndjekje e sipër. NJoftimin e bëri të ditur fillimisht kryeministri Edi Rama, përgjatë një mesazhi drejtuar qytetarëve, lidhur me ngjarjen të cilën ai e cilësoi “një tragjedi për familjen dhe një lajm tronditës për të gjithë shoqërinë”.

Kryeministri bëri të ditur se “menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ministri i brendshëm më ka informuar dhe vënë në dispozicion dorëheqjen e tij. Dhe jo vetëm për të larë gojën, po duke më shpjeguar pse tërheqja e tij nga posti i lartë, ishte rruga e duhur për të personalisht, për mua që i kam besuar atë detyrë dhe për qeverinë e shumicën tonë qeverisëse. Jemi takuar sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten e detyrën e tij Sandër Lleshaj. Ai s’ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë. As direkt, as indirekt. Por është vrarë një djalë 25 vjecar dhe është hapur një varr në shpirtin e një familjeje shqiptare, e është krijuar një brengë në shpirtin e një populli të tërë. Tjetër të ndash dhimbjen me fjalë, tjetër ta adresosh brengën me një gjest njerëzor, qytetar, si shqiptar i mirë, duke përcjellë për të gjithë një mesazh ndjese që vlen sa një milionë fjalë”, deklaroi kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë ma pas, përmes një statusi në Facebook, zoti Lleshaj saktësoi se dorëheqja e tij ishte “e parevokueshme”. “Tani është momenti për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar. Vendimi im vjen si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e femijët e familjes së Klodian Rashës,por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan e që jane fatmirësisht shumica qytetare e Shqipërisë”, shkruajti zoti Lleshaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tirana u përfshi sërish nga protesta të dhunshme në mbrëmje nga protestues, që shprehin zemërimin e tyre për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një patrullë policie të hënën pas mesnate.

Ata u mblodhën për të dytën mbrëmje para kryeministrisë dhe ministrisë së punëve të brendshme.

Protestuesit goditën me sende të forta policët dhe ministrinë e punëve të brendshme e më pas u shkuan para kryeministrisë.

Kordona policie i mbrojtën dy institucionet dhe përdorën ndaj protestuesve makina me ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u shpërndanë në grupe më të vogla, duke goditur institucione të tjera pranë shëtitores Dëshmorët e Kombit, duke përfshirë edhe ministrinë e financave.

Forcat e rendit po i ndjekin grupet e protestuesve përgjatë shëtitores, të ndihuar edhe nga dy automjete me ujë presioni.

Në sheshin Skënderbej po ashtu policia po largon protestuesit e mbledhur në afërsi të Bankës së Shqipërisë, ku gjendet edhe selia e Partisë Socialiste.

Grupe më të vogla protestuesish janë zhvendosur në lulishten në krah të presidencës. Aty është hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?