Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Biden-Trump, me qëndrime të ndryshme për NATO-n dhe sigurinë në Europë

Politikë E martë, 2 Prill 2024 18:41
Zëri i Amerikës: Biden-Trump, me qëndrime të ndryshme për NATO-n dhe sigurinë në Europë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërsa NATO shënon 75-vjetorin e saj këtë javë, e ardhmja e Aleancës dhe roli i Shteteve të Bashkuara në sigurinë evropiane janë çështje që ndajnë kandidatët për President Joe Biden dhe Donald Trump. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, NATO është përbën nga çështjet thelbësore të politikës së jashtme të fushatës së Presidentit Biden . Ndërkaq ish Presidenti Trump nuk beson se Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë aleatët evropianë, në rast rreziku, nëse nuk rrisin buxhetin për mbrojtje.

Shtatëdhjetë e pesë vjet pas themelimit të saj NATO-, angazhimi më i drejtpërdrejtë amerikan për sigurinë evropiane mbetet përmes Aleancës. E themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, NATO fillimisht bashkoi Shtetet e Bashkuara dhe 11 vende evropiane me zotimin se do të ndihmonin njëra- tjetrën në rast sulmi. Në ceremoninë e themelimit të NATO-s, Presidenti Harry Truman do të thoshte:“Nëse ka diçka të sigurt sot dhe të pashmangshme në të ardhmen, ky është vullneti i njerëzve për liri dhe paqe”, tha Presidenti Truman më 4 prill 1949.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kandidatët kryesor për President të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe Donald Trump kanë qëndrime të ndryshme për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, reagimin e NATO-s dhe domethënien për rolin e Amerikës në sigurinë evropiane. Kur ishte president, zoti Trump u tha udhëheqësve të NATO-s se nuk ndanin buxhet të mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre. “Ato që përfitojnë më pak nga NATO-ja janë Shtetet e Bashkuara. Ne përfitojmë më së paku”, tha Presidenti Trump më 3 dhjetor 2019.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pesë vjet më vonë, zoti Trump, gjatë një tubimi elektoral në Karolinën e Jugut tha se ashpërsia me anëtarët e NATO-s, dha rezultat. “NATO ishte pothuajse e shkatërruar para se të zgjidhesha unë. Ata nuk mund ta besonin kur iu thashë që nëse nuk rrisin shpenzimet për mbrojtjen, ne nuk do t’i mbronim ata. Që atëherë nuk janë ndarë asnjëherë më shumë para për mbrojtjen”, tha ish-Presidenti Trump ndërsa merrte pjesë në një tubim zgjedhor në Universitetin e Karolinës.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

NATO-ja është zgjeruar pas mandatit të Presidentit Trump. Suedia dhe Finlanda iu bashkuan së fundmi aleancës në zgjerimin e saj më të madh që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, gjë që mundësoi anëtarësimin e vendeve të Evropës Lindore në NATO. Presidenti Biden thotë se përgjigja ndaj agresionit rus në Ukrainë tregon se NATO po funksionon.

“Para se të fillonte lufta, i thashë Putinit se nëse pushtonte Ukrainën, NATO jo vetëm që do të forcohej, por do të bashkohej më shumë. Ne do të shihnim demokracitë e botës të ngriheshin dhe të kundërshtonin agresionin e tij, pikërisht atë që po shohim se po ndodh sot”, tha Presidenti Biden. Si president, zoti Trump i dha përparësi marrëdhënieve me Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin. Ndërsa bënte fushatë për një mandat të dytë, ai kujtoi pyetjen e një udhëheqësi të NATO-s për kërcënimet nga Rusia.

“Presidenti i një vendi të madh, u ngrit në këmbë dhe tha: ‘Nëse nuk rrisim buxhetin për mbrojtjen dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?’ Unë i thashë: ‘Jo, nuk do të të mbroja. Në fakt do t’i nxisja të bënin çfarë të donin’”, tha ish-presidenti Trump. Presidenti Biden thotë se qasja e tillë ndaj sigurisë evropiane është e rrezikshme për Amerikën.

“Një ish-president republikan, [Donald Trump], i ka thënë Putinit: ‘Bëj çfarë të duash, duke iu përkulur një udhëheqësi rus. Unë mendoj se është skandaloze. Është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha Presidenti Biden. Zoti Trump, gjatë një interviste me rrjetin televiziv konservator britanik “GB News”, më 9 mars të këtij viti, u pyet: “se a do t’i ndihmonte Amerika nëse ata vepronin si duhej?

Zoti Trump u përgjigj: 100 për qind

Zoti Biden thotë se NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë. Gjatë fushatës për rizgjedhjen e tij si President, zoti Biden e ka bërë NATO-n një nga synimet thelbësore të politikës së tij të jashtme.

Etiketat e lidhura

Biden-Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 3 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 3 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 3 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 4 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 3 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 5 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 11 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 5 orësh

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.