Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.8 lekë dhe shitet me 90.4 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Evan Gershkovich, Paul Whelan lirohen si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish mes SHBA-së dhe Rusisë

Bota E enjte, 1 Gusht 2024 18:15
Zëri i Amerikës: Evan Gershkovich, Paul Whelan lirohen si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish mes SHBA-së dhe Rusisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetari Evan Gershkovich, ish-marinsi Paul Whelan dhe një numër amerikanësh të tjerë u liruan si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish në shkallë të gjerë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, më i madhi në historinë post-Sovjetike.

Mes të liruarve është edhe gazetarja e Radios Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva. Agjencia Associated Press njofton se një person që kishte folur në kushte anonimiteti pasi detajet nuk janë bërë të ditura publikisht, nuk pranoi të përmendte emrat personave të përfshirë në marrëveshje. Por mes amerikanëve që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë të arrestuar padrejtësisht nga Rusia janë Gershkovich i gazetës Wall Street Journal dhe Paul Whelan, një drejtues i një firme sigurie nga Miçigani.

Turqia, e cila tha se po koordinon këmbimin, tha se Gershkovich dhe Whelan janë mes të liruarve. Të dy ishin dënuar me akuza spiunazhi që qeveria amerikane i ka konsideruar të pabaza. Shkëmbimi i fundit mes Uashingtonit dhe Moskës në dy vitet e fundit, ishte ai i dhjetorit 2022 kur basketbollistja amerikane Brittney Griner u lirua në këmbim të trafikantit famëkeq të armëve, Viktor Bout.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidenca turke tha se 26 të burgosur nga shtatë vende janë të përfshirë në shkëmbimin e të burgosurve. Sipas saj, dhjetë të burgosur përfshirë dy të mitur, ishin dërguar në Rusi, 13 të burgosur në Gjermani dhe tre të burgosur në Shtetet e Bashkuara. Për javë të tëra po qarkullonin zëra për një këmbim të mundshëm, për shkak të disa zhvillimeve të pazakonta, përfshirë një gjyq të përshpejtuar dhe dënim me 16 vjet burg për gazetarin Gershkovich, që u dënua nga Uashingtoni.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë ditët e fundit, disa figura të tjera të burgosura në Rusi sepse kishin folur kundër luftës në Ukrainë apo kishin bashkëpunuar me udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny, i cili tashmë ka vdekur, ishin zhvendosur nga burgu në vende të panjohura. Gershkovich u arrestua më 29 mars 2023, ndërsa ishte në një udhëtim pune në qytetin Yekaterinburg në Malet Urale.

Mund t'ju interesojë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 9 orësh
Trump dhe ndihma për Ukrainën: dyshime për miliardat evropiane në telefonatën e papritur

Trump dhe ndihma për Ukrainën: dyshime për miliardat evropiane në telefonatën e papritur

Para 13 orësh
I hodhën hi mbi kokë komisionerit të BE-së, aktivistët: Ky është hiri i njerëzve që do të vr*sni me pesticide

I hodhën hi mbi kokë komisionerit të BE-së, aktivistët: Ky është hiri i njerëzve që do ...

Para 14 orësh

Autoritetet ruse pretenduan, pa ofruar asnjë provë, se ai po mblidhte informacion sekrete për SHBA-në. Zyrtarët amerikanë bënë një ofertë për të shkëmbyer zotin Gershkovich vitin e kaluar, e cila u refuzua nga Rusia dhe që atëherë administrata e Presidentit Joe Biden nuk kishte bërë publike asnjë marrëveshje të mundshme. Whelan u arrestua në dhjetor 2018 pasi shkoi në Rusi për të marrë pjesë në një dasëm. Ai u dënua nën akuza për spiunazh, të cilat ai dhe Uashingtoni i kanë hedhur poshtë si të rreme. Edhe ai po vuante një dënim me 16 vjet burg. /VOA/

Etiketat e lidhura

Evan GershkovichPaul Whelan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 9 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 10 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 10 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.