Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 09:31 Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit “Hija e Natës”, duke gjetur dhe sekuestruar tre automjete të vjedhura, të cilat dyshohet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Mali i Zi mbyll votimet, rezultati pritet të jetë i ngushtë

Bota E diel, 30 Gusht 2020 20:53
Zëri i Amerikës: Mali i Zi mbyll votimet, rezultati pritet të jetë i ngushtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Mal të Zi u mbyllën votimet për zgjedhjet parlamentare, në të cilat as partia pro-perëndimore në pushtet dhe as aleanca rivale pro-serbe dhe pro-ruse nuk pritet të fitojnë shumicën e deputetëve. Në këto votime vendoset edhe e ardhmja politike e Presidentit Milo Gjukanoviç. Ai udhëhoqi Partinë Demokrate të Socialistëve (DPS), e cila ka qeverisur Malin e Zi që nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë federale në vitin 1990, si dhe përgjatë shpërbërjes së unionit me Serbinë në vitin 2006.

Zoti Gjukanoviç, një pro-perëndimor i vendosur, ka drejtuar përpjekjet ende në vazhdim të Malit të Zi për t’u kualifikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe luajti rol të rëndësishëm për anëtarësimin në NATO në vitin 2017. DPS-ja përballet në këto zgjedhje me aleancën “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, të përbërë kryesisht nga parti nacionaliste serbe që dëshirojnë marrëdhënie më të afërta me Serbinë dhe Rusinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E udhëhequr nga profesori Zdravko Krivokapic, aleanca mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe me influencë, e cila organizon protesta të përditshme kundër një ligji të miratuar dhjetorin e kaluar që i lejon shtetit të konfiskojë pronat fetare, për të cilat nuk mund të provohet pronësia historike. Malazezët që vetë-identifikohen si serbë, përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë prej 620 mijë banorësh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2016, autoritetet ndalën një përpjekje të agjentëve rusë dhe të një grupi nacionalistësh serbë për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë zotin Gjukanoviç, në atë kohë kryeministër, për të ndalur anëtarësimin e vendit në NATO dhe për të sjellë në pushtet një aleancë pro-ruse. Moska i ka hedhur poshtë vazhdimisht si absurde akuzat për përfshirjen e saj. Pasi votoi në kryeqytetin Podgoricë, zoti Gjukanoviç u tha gazetarëve se ishte i bindur se shumica e malazezëve do të vendosnin për një “të ardhme evropiane dhe për ato parti që po hartojnë dhe zbatojnë një program të tillë politik”.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arr...

Para 40 minutash
Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Para 1 ore
Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 12 orësh

DPS-ja ka 42 deputetë në parlamentin aktual prej 81 vendesh, por anketimet lënë të kuptohet se as kjo parti dhe as nacionalistët nuk pritet të sigurojnë një shumicë absolute, duke ia lënë kështu koalicioneve krijimin e qeverive. Udhëheqësit e opozitës dhe aktivistët për demokracinë dhe të drejtat e njeriut e kanë akuzuar zotin Gjukanoviç dhe partinë e tij se e kanë qeverisur Malin e Zi si pronarë, të lidhur me krimin e organizuar. Ata i mohojnë këto akuza dhe zoti Gjukanoviç, i cili duhet të rikandidojë në vitin 2023, si dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt e kanë akuzuar Serbinë dhe Rusinë se po përdorin kishën dhe opozitën pro-serbe për të dëmtuar pavarësinë e kësaj republike malore bregdetare.

Në një qendër votimi në Cetinjë, kleriku i lartë i Kishës Ortodokse në Malin e Zi, Mitropoliti Amfilohije, votoi për herë të parë në jetën e tij, në përpjekje për ta shtyrë elektoratin të votojë kundër koalicionit në pushtet. Ai tha se nuk pret që zgjedhjet të shkaktojnë trazira. /VOA/

Etiketat e lidhura

Mali i Zizgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale
Para 10 minutash

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 40 minutash

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 52 minutash

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 1 ore

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 12 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 16 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 11 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 15 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.