“Zëri i Amerikës” transmeton live protestën e opozitës
Politikë E Hënë, 27 Shtator 2021 17:49
Mediat ndërkombëtare po ndjekin me interes protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë. “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe ka nisur transmetimin direkt të tubimit.
Drejtuesit e partive opozitare kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje masive të gjithë qytetarëve. Në shesh pritet të jenë jo vetëm militantë dhe simpatizantë të partive të opozitës, por edhe qytetarë që e shohin protestën si të vetmen mënyrë për largimin e qeverisë “Rama”.