Zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, Halimi: Opinioni final i Venezias, një verdikt drejtësie
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi opinioni final i Venecias, është një verdikt i mirëfilltë drejtësie.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Halimi shprehet se verdikti i sotëm i Venecias, bën fjalë për zero shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit.
Reagimi i Eduard Halimit
Opinioni final i Venezias, një verdikt drejtësie
Nuk kam pasur kurrë dyshim se opinionet përfundimtare të forumit më profesional në Europë janë verdikte drejtësie. Në të gjitha intervistat e javës së kaluar miqtë gazetarë me pyesnin: a do ndryshojë draft-opinioni nga opinioni përfundimtar?
Përgjigjia ime bazohej në besimin e verdiktit përfundimtar, integritetin e Institucionit dhe bindjen se argumentet e plota të stafit të Presidentit, do të prodhonin një verdikt drejtësie.
Verdikti i sotëm i Venezias, është një verdikt drejtësie për Shqipërinë e sotme, të nesërme dhe gjithë vendeve anëtare të KiE.
#zeroshkelje#presidenti#kushtetuta