Zëvëndësi i ministrit Ylli Manjani sulmon Ilir Metën me lejen e Edi Ramës

Dje Ilir Meta në cilësinë e kryetarit të Parlamentit nisi letër Presidentit të Republikës Bujar Nishani për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me mosarrestimin prej disa muajve të “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balli, i shumëkërkuar nga Greqia, Italia dhe SHBA. Kapo i trafikut të drogës në Ballkan dhe me gjerë, që mbetet një shqetsim amerikan dhe jo vetëm, është një element që cënon edhe sigurinë kombetare. Përveç kësaj ka fakte se Balili gjendet në Shqipëri dhe ruhet nga pushtetarë të mos arrestohet, duke i krijuar siguri dhe informacion.

Përveç këtyre fakteve që me sa duket i zotëron Kryeparlamentari Meta, pra që dikush në pushtet nuk e arreston, ai ka informacion se kryeministri Rama po sajdiste disa media të caktuara dhe analistë të shumëpaguar nga deputetë biznesmenë socialist, që të lëshonin në publik akuza se Balili mbrohet nga LSI. Akuzë e rëndë dhe denigruese. Ilir Meta fill pas zbritjes nga avionit Uashington-Tiranë ka shkruar letrën drejtuar Presidentit. Pra me letrën e publikuar Ilir Meta ka hedhur poshtë çdo akuzë të dalë nga “burimet eurolëshuese” të PS-së dhe ka kërkuar arrestimin e Balilit.

Nga dje Ilir Meta nuk mbart më dyshime apo akuza mbi supe për Klement Balilin. Tashmë Balili mbetet në derën e Kryeministrit dhe Ministrit të brendshëm, sepse ata kanë policinë në dorë, shërbimin informativ, etj dhe nuk e kanë arrestuar edhe kur e kishin në Tiranë. Bile thuhet se çantat e Balilit kanë vërshuar në drejtim të një pushtetari në PS vetëm që të mos arrestohet. Mbetet akuzë e pa konfirmuar, por logjika e do që të shkohet deri këtu, sepse përderisa e kanë në Shqipëri, e dijnë se ku ndodhet dhe nuk e arrestojnë atëhere duhet të jetë çanta, përzierja në trafikun e tij,etj që ia garantojnë mos arrestimin, Balilit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rregull protokollar apo edhe politik duhej që pala qeveritare, përgjegjëse për mosarrestimin, të thoshte se jemi dakort me bashkëkryetarin e Koalicionit Meta për t’u mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Por duket se u ka djegur shumë derisa nxorën për sfidë dhe fyerje, një zëvëndësministër për t’iu përgjigjur kryeparlamentarit dhe kryetarit të LSI. Dhe si për të qenë edhe me ironik, dhe kërkues të sherrit, duket se Edi Rama ka urdhëruar një zëvëndës të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani të dal e të kundërshtojë me “fakte” se pse nuk mund të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, sipas letrës së kryeparlamentarit Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra sfida dhe fyerja e Ramës ndaj Metës është se i ka nxjerrë përballë një zv/ministër, e dyta pikërisht një vartës të ministrit të LSI dhe e treta me gojën e një zv/ministri i jep përgjigje Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit se nuk vijmë në mbledhjen e Keshillit të Sigurisë Kombëtare.

E pakta është fyese, e dyta tregon se PS-LSI nuk kanë shumë shanse të shkojnë bashkë drejt 18 qershorit dhe e fundit parakupton se beteja, nëse nuk shkojnë bashkë Rama-Meta në zgjedhje, do të jetë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Betejë epokale, ku njeri humb përfundimisht politikën dhe pushtetin. Përfiton PD, sepse pa votat e LSI asnjë pushtet nuk bëhet, edhe pas 18 qershorit.

Nuk dihet se çfarë dreq këshilltarësh ka afër vetes kryeministri Rama, por me siguri se nga beteja Meta-Rama kjo shpurë këshilltarësh dhe biznesmenësh do përfitojnë momentalisht dhe pas qershorit do të turren, për fatin tonë të keq, prapë të pushteti i ri LSI-PD-LIBRA, etj.

Spiten Prulli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?