Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj takim me ministrin e Jashtëm polak, njëkohësisht kryetari i radhës i OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryetar i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau, zhvilloi këtë të martë një takim me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ai u shpreh se Polonia mbështet aspiratat e vendit tonë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe përgëzoi Shqipërinë për hapat e ndërmarrë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

E përgëzoj Shqipërinë për hapat e ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu përgëzoj arritjet e Shqipërisë gjatë Kryesimit të OSBE-së. Mirëpres kontributin e vendin për stabilitetin rajonal. OSBE po përballet me sfidën që ka mundësi të jetë më e madhja që prej krijimit të saj. Pushtimi i Ukrainës i ka shkundur themelet e sigurisë së Evropës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne bashkëpunojmë ngushtë në kuadrin e NATO-s. Polonia mbështet gjithashtu aspiratat për anëtarësimin në BE. Kemi folur me zotin zëvendësministër në lidhje me mënyrat si mund të shtojmë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë dypalëshe”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në fjalën e tij zëvendëskryeministri Ahmetaj u shpreh se integrimi euroatlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për të gjithë vendet e rajonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?