Zëvendëskryeminstri apel shqiptarëve: Mos dilni nga shtëpia, është java më e vështirë e mundshme!
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe përmes një postimi në Faceboook u kërkon shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi. Edhe pse mëngjesi i sotëm ka nisur me diell, kjo nuk është një arsye për të dalë nga shtëpia.
Sipas tij, nisja e kësaj jave përkon me kohën e inkubacionit të virusit çka mund të sjellë një numër më të lartë të infektuarish.
STATUSI I PLOTË
Mirëmëngjes!
Diell!
Por është java më e vështirë e mundshme;
Koha e inkubacionit përputhet me këtë javë, kjo mund të sjellë të tjerë njerëz të infektuar dhe ata mund të infektojnë edhe më shumë njerëz!
Ndaj #RRINESHTEPINETENDE!
Veçanërisht të moshuarit, fëmijët që bartin e transmetojnë,
cilido tjetër që vuan nga patologji të tjera, të cilat të kombinuara me korona virus, vrasin!
Kemi zgjedhur të mbrojmë jetën tënde!
Ti duhet të bashkëpunosh!
Zbato rregullat!
Nise duke ndenjur në shtëpinë tënde në javën më kritike!