FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani, tre figura të forta drejtësie për kreun e SPAK

Gara për kreun e SPAK po njeh duel të fortë. Prokurori Edvin Kondili ka dorëzuar paraditen e kësaj të hëne kandidaturën për postin e kreut të ri të SPAK. Me kandidaturën e sotme shkon në dy numri i personave në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Po në sot në mesditë ka paraqitur edhe Altin Dumani kërkesën zyrtare.

Ndërkohë, pak ditë më parë dorëzoi kandidaturën prokurori Adnan Xholi.

Të tre prokurorët, Xholi, Dumani dhe Kondili, njihen në qarqet e drejtësisë si prokurorë me nivel të lartë profesional dhe korrekt me ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Figura e shefit të SPAK kërkon edhe pak karizëm mediatik, përveç kritereve të tjera të përcaktuara nga ligji. Pa harruar se duhet edhe një dorë amerikane që të bëhesh kryetar i SPAK!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Arben Kraja u bë një figurë publike, falë edhe zgjuarsisë së tij për të qenë i mirëkontrolluar para medias, pra konciz dhe dashamirës me ta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?