Zgjedhje të reja në veriun e Kosovës, Osmani: Do ta shqyrtojmë, por duhet peticion nga serbët

Gjermania dhe Franca kërkojnë zgjedhje të reja për katër komunat në veri të Kosovës. Ishte kjo zgjidhja e ofruar në samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh e gatshme që Kosova ta shqyrtonte si mundësi, mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. Ajo sqaroi se organizimin e një votimi të ri e lejon ligji, por duhet të ndodhë përmes një peticioni të iniciuar nga qytetarët serbë që jetojnë në komunat veriore.

Sa i përket situatës në Leposaviq, Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan, Osmani tha se qetësia mund të vijë vetëm nëse Serbia ndal bandat kriminale atje. Presidenti serb akuzoi Kosovën duke pretenduar se është fajtore e vetme për krizën në veri. Ndërsa gjatë gjithë samitit, dy presidentët kanë shkëmbyer akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?