Zgjedhjet 2017 – Kadeli i bindur në vazhdimësinë e koalicionit LSI-PS: PD s’është gati

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, është i bindur për vijimësinë e koalicionit me PS edhe për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në intervistën e mbrëmjes për Ora News, Kadeli deklaroi se e majta do të rikonfirmohet për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deputeti i LSI renditi arsyet se pse nuk mund të ketë një ribashkim të LSI me PD, duke deklaruar se opozita nuk është e gatshme për të marrë frerët e drejtimit të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet 2017 do humben nga PD?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kadeli: Nuk mund të humben zgjedhjet nga PD por do të fitohen nga e majta.

Nënkuptoni vazhdimësinë e koalicionit?

Kadeli: Mendoj se po. Jam i bindur se kjo mazhorancë ëhstë në sensin e duhur.Përpara se të ndryshojnë marrëveshjet mes PS dhe LSI, të dyja subjektet politike kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë në këtë situatë parazgjedhore.LSI është në fushatë zgjedhore, me datë 6 mbledh Konventën për të zgjedhë organet drejtuese të partisë.Pasi të mbarojnë zgjedhjet mund të ketë nevojë për ripërcaktim të strategjisë politike për të ardhmen por kjo nuk nënkupton prishjen e koalicionit me PS.

Ribashkim me PD?

Kadeli: Jam i bindur se kjo nuk mund të ndodhë për shumë arsye të cilat i dinë dhe shqiptarët.Opozita nuk është në rolin dhe vendin e duhur për të qenë e gatshme për të marrë drejtimin e këtij vendi. Është për të ardhur keq që opozita vrapon pas kermave, fatkeqësive natyrore në shprehje të një solidariteti falls dhe premtimi falls për kërkesën për të marrë qeverinë dhe pastaj për të ndryshuar gjërat. Unë jam dëshmitar i një praktike të tillë dhe ne kemi qenë në Shkodër në përmbytjet para shumë viteve me premtime të mëdha që akoma si kemi realizuar dot për shkak se buxheti është i vogël.Kjo praktikë e të bërit opozitë duhet të ndryshojë. Duhet kuptuar që me marrjen e një mandati qeverisës duhet lënë që ai mandat të ushtrohet, të mos i bëhen pengesa duke u bërë dhe gazi i botës përballë partnerëve ndërkombëtarë.

Pjesë nga intervista

Deklarata e deputetit gjerman për negociatat

Reagimi i një deputeti të Bundestagut gjerman padyshim ka diçka të vërtetë brenda, por gjithësesi ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve jo vetëm të kësaj qeverie, por dhe asaj të kaluar për anëtarësimin në BE. Nuk është kaq e lehtë. Duhen plotësuar ca kritere, Shqipëria është në rrugë të mbarë. Disa nga ato që deputeti ka lancuar kohët e fundit qëndrojnë, sigurisht që Shqipërisë do ti vihen kushte lidhur me pranimin e hapjes së negociatave, por jam i bindur se do të ndodhë së shpejti.

 Meta në Gjermani, lobim për integrimin?

Është hera e dytë që zoti Meta udhëton në Gjermani për të ballafaquar progresin e Shqipërisë përballë BE. Jam i sigurt që Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe zotërisë deputet do ti ngelen të kthejë fjalët mbrapsht për të mirë të shqiptarëve.Vërejtjet ndikojnë pozitivisht, ndonjë gjë që ne nuk mund ta kemi shumë të qartë.

 Debatet Rama-Basha për negociatat

Debatet qeveri-opozitë janë bërë të modës.Është debat i radhës, ku opozita kapet pas një fije bari.Debati është shterpë, është para zgjedhjeve dhe kërkon të tërheqë vëmendjen.

 Qëndrimi i PD për negociatat

Më vjen keq për qëndrimin e PD kohët e fundit. Nuk mund të them që PD i ka humbur sensi i të qënit subjekt politik dinamik siç ka qenë tradicionalisht, megjithatë ka kohë për tu ringritur. Do ta marrë kohën e nevojshme, shqiptarët të lënë kohë të përgatitesh, kur të jenë të bindur se ti je për të udhëhequr këtë vend të japin dhe votën për të qeverisur.Besoj se do ti duhet pak kohë.

 Vettingu në Kushtetuese

Mendoj se do të kalojë, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Gjërat që bëhen me nxitim asnjëherë nuk kanë qenë të suksesshme. Të gjitha reformat e marra në Shqipëri ndër vite sa herë kanë patur kartonin vetëm të njërës palë, kanë dështuar. Reforma duhet të bëhet, por deomos duhet marrë konsensusi i opozitës. Sot në mazhorancë janë dhe subjekte të tjera politike, nesër me ndryshimin e kësaj mazhorance mund të ndodhë e njëjta skemë, ndryshimi përsëri i Kushtetutës. Kushtetuta nuk është thes ku qeveritë mund të futin duart sa herë të duan, nuk mund të preket nga çdo qeveri. Duke u marrë konsensusi i opozitës garantohet implementimi i saj 100%.

Ka nevojë për rishikim?

Patjetër. Kam qenë i këtij mendimi.Pavarësisht se unë votoj atë çfarë sjell kjo mazhorancë. Të bësh një reformë sot dhe të ngrihet një mazhoracë tjetër ta prishë përsëri, nuk ke bërë asgje veçse i harxhove shtetit ca para.

A ishte presioni ndërkombëtar që kaloi ligjin?

Ne jemi vend i vogël dhe presione hamë shpesh. Ata e dinë tashmë që ne i hamë presionet dhe na bëjnë shumë herë presion.Gjë që është e panevojshme për një vend demokratik që aspiron për në BE. Por vendi ka nevojë për këtë reformë dhe ndërkombëtarët e dinë mirë.Aktrimi i këtyre përfaqësuesve të vendeve të rëndësishme si BE dhe SHBA mbase ka gjetur terren, kjo loja e tyre u duk më imponuese, por gjithësesi nevoja ka qenë e madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?