FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet 2017, PE thirrje mazhorancës: Duhet konsensus politik për reformën zgjedhore

Parlamentaret Europiane kanë diskutuar në Strasburg progresraportin vjetor për nëntë vendet anëtare nën monitorim, ndër to edhe Shqipëria.

Në rezolutën e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës theksohet se miratimi i amendamenteve kushtetuese ka hapur rrugën për një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse të gjyqësorit shqiptar në mënyrë që të sigurohet paanësia dhe pavarësia nga influenca dhe presioni kryesisht politik.

Reporterët Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly kanë vënë në dukje se zbatimi praktik i reformës në drejtësi dhe në veçanti i Vettingut, rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë mbetet kusht edhe në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Reforma në Gjyqësor shihet si kontribuuesi kryesor në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Klima e tensionuar politike vijon në Shqipëri. Është me rëndësi që të arrihet konsensus mes të gjithë faktorëve politikë për reformën elektorale në mënyrë që të gjejnë zgjidhje problematikat e shfaqura në zgjedhjet e kaluara, mbi bazën e rekomandimeve që ka dhënë Komisioni i Venecias dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës”, thuhet në raport.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar në traditën problematike, Shqiptare me procesin zgjedhor dhe sidomos me numërimin e votave, reporterët Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly nënvizojnë se ndryshimet e pritshme në kodin elektoral shqiptar nuk janë në vetvete të mjaftueshme për të zgjidhur problematikat që shfaqen ditën e zgjedhjeve. Ndaj kërkohet angazhimi politik nga të gjithë faktorët politikë për të zhvilluar më 18 qershor zgjedhje të vërteta demokratike, duke e zbatuar plotësisht dhe me mirëbesim kodin elektoral.

Pjesë të rëndësishme në raportin për Shqipërinë ka zënë vijimi i procesit të dekriminalizimit. Këshilli i Europës kërkon që të krijohen kushtet për zgjidhjen përfundimtare të problemit të pronave, si dhe krijimin e kushteve për një media profesionale dhe të pandikuar nga politika.

Për sa kohë nuk ka rezultate të prekshme dhe konsensus politik për reformat, Shqipëria do të mbetet në listën e monitorimit krahas Armenisë, Azerbajxhanit, Bosnje Hercegovinës, Gjeorgisë, Moldavisë, Federatës Ruse, Serbisë dhe Ukrainës. /tch

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?