Zgjedhjet 2025, mblidhet sot Asambleja e PS-së! Në fokus riorganizimi i partisë
Socialistët mbledhin sot Asamblenë, ku në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura do të jenë jo veç zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave të partisë, i paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama, me synimin që viti zgjedhor t’i gjejë gati.
Kryesocialisti EdibRama, ministrat e deputetët do të mblidhen në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës. Për 400 anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.
Fokusi do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, aty nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi se pranvera e 2024-ës do ta gjejë Partinë Socialiste me struktura të reja.