Zgjedhjet, Berisha takim me grupet e punës së PD të Tiranës: Riparoni çdo gabim

Sali Berisha ka nisur takimet me bazën për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 11 maj 2025. Berisha në fjalën e tij me grupet e punës për Tiranën ka dhënë udhëzime. Kreu i PD-së theksoi se duhet që të riparohet çdo gabim që mund të jetë bërë. Për të takimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është tepër i rëndësishëm. Sipas Berishës, edhe Trump në SHBA fitoi, pasi njerëzit e tij takuan amerikanët derë më derë.

Pjesë nga fjala

Mirëmbrëma dhe përshëndetje! Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për Tiranën, e cila ka një mision të madh, ka një mision të vërtetë, fitoren e opozitës në Tiranë dhe përmbysjen e narkodiktaturës në Shqipëri. Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini. Këto janë raporte të vërteta.

Pushteti dhe kryeqyteti janë ndonjëherë sinonime të njëri-tjetrit.

Ndaj dhe në përmbushje të këtij misioni, iu takon juve së pari të riparoni çdo gabim që mund të jetë bërë në krijimin e këtij ekipi elektoral për kryeqytetin dhe të përfshini personalitete, aktivistë, anëtarë, mbështetës influentë në zonat tona, në mënyrë që të jemi sa më përfaqësues dhe sa më të fortë në këtë betejë.

Kjo është një betejë e një rëndësie, më e rëndësishmja. Ju garantoj që në një mënyrë ose një tjetër, po të kemi parasysh pasojat shkatërrimtare demografike të këtij regjimi, PD nuk ka bërë ndonjëherë në ekzistencën e saj betejë më të rëndësishme se kjo betejë. Kjo është e vërteta.

SHKARKO APP