Zgjedhjet, diskutim i Ramës në vilën qeveritare të Durrësit

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje në vilën qeveritare të Durrësit koordinatorët elektoralë të PS-së që drejtojnë organizimin e kësaj partie në 12 qarqe.

Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria, raporton Panorama.

Sipas saj, bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me Kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?