Zgjedhjet e 6 marsit/ Manjani: Janë votime, pasi opozita është e blerë nga qeveria me kulla

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, thotë se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë zgjedhje, por votime. Për të kjo opozitë është e korruptuar, pasi e sheh si të blerë me lekë droge, apo dhe me koncesione dhe kulla e ndërtime nga ana e qeverisë.

”Praktikisht këtu qeveris Partia e Punës. Këtij realitet politik partitë nuk i përgjigjen sepse vendi është me opozitë të korruptuar. Është e blerë me lekë droge, me koncesione dhe kulla e ndërtime, opozita është e korruptuar.

Kur korruptohet opozita në këtë nivel, korruptimi i qeverisë është legjitim sepse le ndonjë gjurmë. Ne jemi nisur për të luftuar korrupsion dhe i kemi ardhur anash. Çdo gjë që kemi bërë për të luftuar korrupsioni është një dështim. 

SPAK-u është bërë për të hetuar bulevardin, korrupsioni ndodh në bulevardin e Tiranës. Prandaj duhet tu futet mbarë aty godinave. Nuk kemi dëgjuar ngjarje nga bulevardi”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP