Zgjedhjet e 6 marsit, Rama takim me Veliajn dhe deputetët e qarkut të Tiranës
PS-ja ka nisur punën për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka vijuar takimet me drejtuesit politik të qarqeve ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore.
Kreu i qeverisë po zhvillon takim me drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliajn në kryeministri dhe deputetët e qarkut Tiranë përsa i përket punës për kandidaturat e bashkisë Vorë dhe Rrogozhinë.
Kurse dje Rama e nisi takimin për qarkun e Fierit me drejtuesin politik të këtij qarku, Taulant Ballën, ku mundësi potenciale për kandidate në Bashkinë e Lushnjes është kryetarja aktuale Eriselda Sefa.