Zgjedhjet e ardhshme vendore, Presidenti Begaj kërkesë KQZ: Na sillni rezultatin e 2019-ës
Zgjedhjet lokale do të mbahen në 2023, ndaj dhe Presidenti Bajram Begaj ka nisur përgatitjet për caktimin e datës.
Kreu i shtetit i ka nisur një shkresë, komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ku i kërkohet rezultati i zgjedhjeve të kaluara, mënyrë që të caktohet se sa kohë iu ka ngelur nga mandati kryebashkiakëve të zgjedhur në 2019-ën.
Zgjedhjet do mbahen në periudhën 16 prill-14 maj e për rrjedhojë dekretimi i datës duhet jo më vonë se 6 muaj.