Zgjedhjet/ Flamur Noka kërcënon me ’97 të dytë
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka kërcënuar me përsëritjen e një përplasje civile si në 97-n për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Teksa replikonte në seancën e fundit plenare të këtij viti me kolegët e maxhorancës, nga foltorja e Kuvendit ai akuzoi këta të fundit se po tentojnë të blejnë zgjedhjet e ardhshme me paratë e krimit e drogës.
Por sipas tij, “deputetët e maxhorancës nuk do gjejnë vrimë të futen nëse prekin këto vota“.
“Prandaj ky kakaris këtu se mendon se do ta votojnë prap shqiptarët, se beson akoma te forca e krimit të organizuar dhe te forca e strukturavge kriminale të drogës që do të blejë dhe shantazhojë votën. Guxoni dhe prekni votën dhe do të gjeni këtu, do t’ju duket lule ’97-a, ç’a ka për t’ju gjetur. Po guxuat të prekni qoftë edhe një votë. Po ua them unë, të kërcënoj ty, qeverinë tënde bandite, po cenuat votën, Do të ketë një revolucion demokratik qytetar që nuk do të gjeni vrimë ku të hyni”, u shpreh Noka.
KOHA JONË SONDAZH

