Zgjedhjet lokale, Bylykbashi: Po shqyrtojmë propozimet. 6 marsi test politik
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi flet për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 bashkitë e vendit më 6 mars dhe në çfarë faze të punës janë ata.
“Është përmbyllur procesi dhe kandidaturat do të paraqiten për votimin e primareve në fundjavën që vjen. Është një moment i rëndësishëm brenda PD në një shkëputje të thellë me praktikat e mëparshme dhe ato që vendosi Basha para se të shkarkohej”.
Bylykbashi pranoi mundësinë e krijimit të një formacioni të gjerë opozitar, proces që sipas tij po shkon paralelisht me atë të vlerësimit të emrave të propozuar.
Për të zgjedhjet janë një forcë prove, ku PD e drejtuar nga komisioni i rithemelimit nuk do të futet thjesht për të marrë pjesë. Rezultati do të ndikojë dhe në peshën që do të ketë Kuvendi Kombëtar i 22 Marsit, ku Komisioni i Rithemelimit parashikon t’i hapë udhë edhe zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

