Zgjedhjet në Dibër, KQZ: Më 19 gusht propozimet për KZAZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot një sërë vendimesh në funksion të zgjedhjeve të pjessme që do të zhvillohen për kryetarin e Bashkisë së Dibrës më 11 shtator të këtij viti.
Ajo vendosi datën 19 gusht për paraqitjen e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së në Dibër.
Me 7 vota pro, KQZ vendosi edhe për përdorimin e kamerave dhe monitorëve që do përdoren.
Raportohet se mbledhja u shoqërua me debate, teksa përfaqësuesi ligjor i PS-së tha se është bërë shkelje e hapur nga Presidenti për dekretimin e datës së zgjedhjeve në Dibër.
“Duhet shtyrë afati për paraqitjen e kandidatëve pasi është kohë shumë e shkurtër, duhet kohë për përgatitjen e kandidatëve”, tha ai
Por përfaqësuesi i PD, Kosovrasti u shpreh se: “Jemi në kohë që përfaqësuesit e partive të marrin masat për zhvillimin e proçesit zgjedhor. Nuk jam dakort me propozimin e PS-së për shtyrjen e afateve për paraqitjen e kandidaturave, PS ka pasur kohë që të merrte masat që në kohën kur u shfaq videoskandali i Dibrës”.
Ndërkaq Denar Dibra, përfaqësues i PS në KQZ tha se shtyrja e kërkuar nga data 17 në 20 nuk përbën problem.
KOHA JONË SONDAZH

