Zgjedhjet në Dibër, ndërpritet numërimi i votave
Puna e grupit të numërimit të votave është ndërprerë sërish, ku shkak është bërë prania e shumë njerëzve në Qendrën e Numërimit të Votave.
Kreu i KZAZ nr.19, Fadil Begu mësohet se është shprehur se kush nuk ka autorizim për të hyrë, duhet të dalë jashtë sallës ku po bëhet numërimi i votave.
Gjithashtu, vërehen se të pranishëm janë dhe forca të shtuara policie të cilët po punojnë për të shpërndarë njerëzit e paautorizuar.
Deri tani kryeson kandidati i PS, Muharrem Rama, me më shumë se 2 200 vota.
KOHA JONË SONDAZH

