Zgjedhjet në Dibër, numërohen 44 kuti. Muharrem Rama i ASHE kryeson me 1556 vota
Dibranët votuan dje për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë që do t’i drejtojë në vitet e ardhshme, por për të mësuar fituesin duhet të presin numërimin e 74 kutive nga 118 që ishin në total. Deri më tani nga numërimi i 44 kutive, kandidati i ASHE-së Muharrem Rama ka marrë 7373 vota, 1556 vota më shumë në krahasim me kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, i cili ka marrë 5817 vota.
Votimi i djeshëm u shoqërua nga akuza për blerje votash nga të dy palët politike. Ndërsa PD akuzoi se banorët e një fshati në Dibër kapën një fugon me miell që do shpërndahej në këmbim të votës, nuk munguan as akuzat për fotografimin e votës nga të dyja palët.
Duke iu referuar të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin 33978 qytetarë që kanë votuar për kryetarin e ri të Bashkisë, i cili do të zëvendësojë në këtë post Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një varëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.
Gjithashtu është vënë re edhe një pjesëmarrje e madhe e femrave, ku si rrallë herë kanë votuar më tepër se meshkujt duke pasur 58% të pjesmarrjes.
KOHA JONË SONDAZH

