Zgjedhjet në Dibër, renditja e kandidatëve në fletën e votimit

Edhe disa javë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme në Dibër, për postin e kreut të Bashkisë. Zyrtarisht, kandidati i majtë u prezantua dje nga ekipi me në krye, kreun e PS-së, z.Rama, sakaq, të premten, koalicioni i djathtë, do të prezantojë kandidatin Sherefedin Shehun.

Kureshtje, ka edhe për renditjen  kandidatëve në listën e votimit, se si do të jetë pozicionimi i tyre. Lidhur me këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u mblodh sot për të diskutuar për përmbajtjen e ftesës së votimit për zgjedhjet që do të mbahen më 11 shtator për Bashkinë e Dibrës.

Pas hedhjes së shortit, u njoftua se emri i kandidatit të maxhorancës, Muharrem Rama do të jetë i pari i renditur në fletën e votimit, ndërsa rivali i tij, Sherefedin Shehu, përfaqësues i të djathtëve do të jetë i dyti në listë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?