Zgjedhjet në Dibër, vetëm dy kandidatë të regjistruar
Dy janë kandidatët e regjistruar deri tani për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu, i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” dhe Muharrem Rama, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”.
Sipas një informacioni të KQZ-së, sot është afati përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit dhe partitë e regjistruara në KQZ si pjesëmarrëse në këto zgjedhje, u lind e drejta të regjistrojnë kandidatin e tyre deri në orën 20.00 të ditës së sotme.
Ndërkohë, KQZ bën të ditur se po punon në dinamikë për përgatitjen e procesit zgjedhor për procesin zgjedhor në Dibër, ndërsa sjell në vëmendje se më 22 gusht përfundon afati për paraqitjen në KZAZ-në nr. 19, të propozimeve për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit.
Me këtë rast, KQZ ju bën apel partive politike, që kanë të drejtën të sjellin propozime për anëtarë të KQV-ve, që t’i paraqesin pranë KZAZ-së sa më parë propozimet e tyre, pasi afatet janë të shkurtuara dhe KQZ ka detyrimin t’i trajnojë komisionerët menjëherë pas emërimit të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

