Zgjedhjet në Forumin e Gruas në PS. Emrat e fitueseve
Politikë E Shtunë, 8 Maj 2021 04:10
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit në gjithë Shqipërinë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FGSSH ka çertifikuar rezultatin për kryetaren e FGSSH Olta Xhaçka, e cila është rikonfirmuar në krye të këtij forumi me votë absolute.
Në votime morën pjesë 75% e të gjithë anëtareve.
Gjithashtu KQZ ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e kryertareve të FGS në bashkitë si mëposhtë:
Në Tiranë – Blerina Doracaj,
Në Shkodër – Julia Dekovi;
Në Elbasan – Desantila Tahiraj;
Në Korçë – Edlira Mitre;
Në Gjirokastër – Marta Zhapa;
Në Dibër – Donika Hysenaj;
Në Malësinë e Madhe – Liza Deda;
Në Durrës – Blerina Hasani;
Në Fier – Mirela Petushi;
Në Berat -Anida Dhana;
Në Pogradec -Anxhela Andoni;
Në Mirditë – Marie Dodaj;
Në Librazhd- Lindita Roci.
Vijon puna për certifikimin e rezultateve në bashkitë e tjera, si dhe për delegatet e Kongresit që do mbahet në janar.
Zgjedhjet u mbajtën sipas parimit “një anëtar, një votë”, ku 30 mijë anëtaret e Forumit të Gruas Socialiste në të gjithë Shqipërinë, patën mundësinë që me votën e tyre të zgjidhnin drejtueset e reja në të gjitha nivelet. Këto zgjedhje vijnë pas një procesi të gjatë riorganizimi të këtij forumi, i cili ka nisur që në shtator të këtij viti dhe pritet të mbyllet me mbajtjen e Kongresit të FGS.
Procesi i numërimit të votave ishte po aq i qetë dhe demokratik sa procesi votimit. Ky proces ishte një shembull i qartë i funksionimit të demokracisë së brendshme.
Më e rëndësishmja, në fund të gjithë këtij procesi, është se ky forum vjen më i fortë dhe më i madh në numër, duke u bërë kështu një faktor i rëndësishëm brenda PS, ku gratë nuk janë vetëm numra në përfaqësim, por pjesë thelbësore.
Falenderojmë të gjitha gratë dhe vajzat që u angazhuan drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha ato që respektuan institucionin më të rëndësishëm të demokracisë, votën.
Faleminderit dhe suksese drejtueseve të reja të FGS në gjithë Shqipërinë. Tani na pret një tjetër sfidë, ku të gjitha bashkë do t’ja dalim: fitorja e zgjedhjeve të vitit 2017
KOHA JONË SONDAZH