Zgjedhjet në FRPD: Salianji fiton në Vlorë, Greta Koçi vetëm 17 vota
Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka mbajtur votimin e parë për zgjedhjen e kreut të ri. Anëtarët e FRPD-së në Vlorë kanë votuar për gjashtë kandidatët në garë ku më i votuari ka rezultuar Ervin Salianji.
Nga 631 anëtarë që votuan, Saliajni mori 310 vota. Në vend të dytë ishte Belind Këlliçi me 246 vota.
Katër kandidatët e tjerë morën pjesën tjetër të votave: Oriela Nebijaj 27 vota, Enri Çeno 24 vota, Greta Koçi 17 vota dhe Lisandër Hoxha 7 vota.
Votimi i ardhshëm për kreun e ri të FRPD-së do të bëhet në Kuvendin e Kavajës.
KOHA JONË SONDAZH

