Zgjedhjet në Kolonjë, fond prej 4 milion lekësh KQZ-së

Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 4 milionë lekësh për zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, shuma në fjalë (4 907 000) i është akorduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me qëllim organizmin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Kolonjë. Efekti i këtij financimi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2016.

Zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kolonjës do të zhvillohen më 20 nëntor pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të kryebashkiakut Arben Malo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?