Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Duhet të lexohen mirë nga politikanët dhe ndërkombëtarët

Në një intervistë për ABC News kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me procesin zgjedhor të zhvilluar në Kosovë. Teksa e vlerësoi atë si shumë pozitiv Kryemadhi tha se duhet lëxuar mirë nga politikanët por edhe nga ndërkombëtarët, pasi procesi zgjedhor në Kosovë tregoi që në demokraci ata që duhet të vendosin pasi dhe përfitojnë të parët janë qytetarët.

Zonja Kryemadhi faleminderit për këtë intervistë në ABC Neës. Do të doja ta nisnim këtë intervistë me aktualitetin politik, sidomos atë që prek të gjithë shqiptarët. Kosova brenda 24 orësh ka përmbyllur gati një proces perfekt zgjedhor. Një shtet i formuar prej 11 vitesh përmbyll një proces brenda 24 orësh gjë që Shqipëria nuk e bën prej 30 vitesh. Si e patë ju këtë proces zgjedhor?
E para, e shikoj me një pozitivitet, e shikoj si një shembull që për hir të së vërtetës duhet të tërhiqet dhe të mësojmë edhe ne politikanët shqiptarë. Ajo që është pozitive në të gjithë atë çfarë ndodhi dje është që, tashmë Kosova jo vetëm që përmirëson imazhin e saj ndërkombëtar por tregon që është e aftë për të administruar dhe për të bërë dhe atë që ne mendojmë, rotacionin politik ose ndryshimin nëpërmjet demokracisë. Është një mësim shumë i mirë për politikën shqiptare, që demokracia është ajo që bën ndryshimin, nuk janë individët ata që bëjnë ndryshimin. Demokracia tregoi që ndryshimi i pushteteve në Kosovë, do të sjellë diçka që do të përfitojnë kosovarët dhe shtetasit e saj, gjë që është shumë e rëndësishme. Megjithatë mendoj që, ta kenë lexuar të gjithë politikanët por ta lexojnë edhe ndërkombëtarët sepse është një nga elementët më të mirë për të kuptuar që funksionimi i demokracisë, funksionimi i institucioneve demokratike dhe i sistemit, është hapi i parë dhe është çelësi i çdo përfitimi të qytetarëve të një shteti, jo përfitimi politik apo momental të individëve të caktuar.

Nga ana tjetër, vota në Kosovë është lexuar edhe si një votë kundër partive tradicionale që për afër dy dekadash kanë drejtuar politikën kosovare, ndërkohë që nëqeverisje duket se do të vijë një Lëvizje e re si Vetëvendosja, e shikoni ju të nevojshme në realitetin politik shqiptar krijimin e forcave të reja dhe duket sikur shqiptarët vazhdimisht janë të pakënaqur dhe e artikulojnë vazhdimisht që janë të njëjtët njerëz që qarkullojnë në klasën politike?
Unë mendoj që krijimi i forcave të reja politike sjellë gjithmonë ngjyra në jetën politike shqiptare sepse përveç kësaj do të sjelli dhe një kompeticion do të sjelli edhe një konkurrencë, por problemi qëndron që duhet të jetë i ndershëm, ku garimi i të gjitha forcave politike i bën që të jenë të barabarta. Në Kosovë mos harrojmë që Vetëvendosja nuk është forcë e re politike, është prej 12 vitesh që është në terren mund të themi për shkak të angazhimit të saj dhe qëndrimeve të saj, ajo edhe pse e ka patur të mundshme për të qenë pjesë e qeverisjes nuk ka pranuar, por unë nuk mendoj që jam këtu as për të komentuar Vetëvendosjen dhe as LDK-në, PDK-në, as AAK, Nismën dhe të tjerat.
Për mua të gjitha forcat politike i shikoj si një pjesë të një puzzle të gjithë situatës politike sepse secila sipas angazhimeve të saj, kontributeve të saj në jetën politike, me të mirat dhe të këqijat e tyre, por ajo që është shumë e rëndësishëm e dhe shumë e bukur është që ndryshimin ndërmjet një stabiliteti dhe ndryshimi që ata i sjellin Kosovës, për të krijuar mundësi dhe hapësira të reja, jo vetëm për një klasë të re politike në Kosovë, jo vetëm për një ndryshim politik në Kosovë. Ajo që dua të them është se në asnjë vend të botës, asnjëri nuk rri më shumë se 8 vjet në opozitë dhe 8 vjet në mazhorancë në jetën politike, por lëvizin sipas mundësive që krijojnë dhe politikave që krijojnë vetë partitë politike sepse në fund të fundit, demokracia këtë ka që të krijojë shanse dhe mundësi.
Në fund të fundit edhe në shumë vende të botës për këtë arsye kanëvendosur edhe kufizimet e mandateve, për të mos patur mandat të përhershëm për sa i përket një individi apo një grupi të caktuar politik. Mendoj që z. Albin Kurti tregoi një qëndresë dhe një aftësi për shkak të funksionimit të strukturës edhe pse kaloi në një situatë të ndarjes së partisë, pavarësisht nga kjo i qëndroi konseguent kërkesave të tij, tashmë sfidat e tij janë shumët mëdha, për liberalizimin e vizave të Kosovës, për njohjen e Kosovës edhe nga vende të tjera dhe janë sfida që do të jenë shumë të vështira për të dhe prandaj janë dhe sfida në fund të fundit dhe janë të vështira që nuk bëhen nga të gjithë, bëhen akoma edhe më të bukura, edhe më të realizuara për një forcë politike, e cila për herë të parë do të drejtojë qeverinë e Kosovës.

Kryemadhi: Në Shqipëri është shkatërruar sistemi, nuk ka më balancë pushtetesh

Duke marë shembull Kosovën, ku ditën e zgjedhjeve u arrestuan 20 persona për fotografim dhe blerje vote, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhoi tha se në Shqipëri se organet nuk funksionojnë pasi ato janë kapur të gjitha nga mazhoranca. Por ajo u shpreh se ka ende një shpresë pasi Bashkimi Europian ka vendosur si kusht ndëshkimin e atyre që kanë blerë vota.

“Duke u ndalur te procesi që është zhvilluar atje më kanë bërë përshtypje dy elementë kryesorë. E para, votat u numëruan në qendrat e votimit dhe kjo solli një lexim shumë të shpejtë të rezultatit dhe pati arrestime për të gjithë ata që fotografuan votat ndërkohë që në proceset zgjedhore në Shqipëri kemi parë shpesh që bëhen meme në rrjetet sociale votat e fotografuara. Atje ka pasur 20 persona të arrestuar, një kontrast shumë i fortë ky edhe me atë që ndodh në Shqipëri me proceset zgjedhore. A mund të implementohen edhe këto ndryshime le të themi për të pasur edhe ne një proces zgjedhor korrekt?
Sepse ajo që duam të themi është reforma në drejtësi e pritur prej nesh, prej 3 vitesh e zë pluhuri dosjen 184 dhe 339-ën, dosjet e famshme të implikimit të grupeve kriminale në proceset zgjedhore dhe përveç kësaj jo vetëm që nuk kemi asnjë reagim por përkundrazi, kemi një fuqizim të grupeve kriminale të përfshira në këtë proces. Normalisht që komuniteti ndërkombëtar atje është më prezent, ndërsa këtu komuniteti ndërkombëtar, herë pas here bëhet pale në zvarritjen e proceseve dhe dosjeve ndëshkimore. Kapja e sistemit të drejtësisë nga partia në pushtet, bën që të mos kemi ndëshkueshmëri të krimit elektoral. Megjithatë një nga kushtet që po vendoset tashme edhe nga Bashkimi Europian, do të shikojmë çdo të prodhojë edhe konferenca e ministrave të jashtëm të 18 dhe 19 tetorit, për një nga kushtet që ka vendosur tashmë Bundestagu është ndëshkimi i krimit elektoral. Pra dalja përpara drejtësisë të 184-ës dhe 339-ës, gjë që kjo do të vlejë për të parë se si do të ecë më tutje reforma në drejtësi. Një reformë në drejtësi e cila është votuar me një unanimitet të plotë nga klasa politike me 140 vota në natën e 21 korrikut, duke u gdhirë 22 korriku i 2016-es. Funksionimi i segmenteve shtetërore do të thotë që funksionon shteti pavarësisht bindjeve dhe forcave politike. Check and balance, atë që tashmë në Shqipëri është shkatërruar, mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Kosova vërtetë është një shtet i ri, 11 vjeçar, por mos harroni që ka një Gjykatë Kushtetuese e cila funksionon, pavarësisht individëve që janë të zgjedhur atje, që nuk i gjykon njeri ose nuk i anatemon, ose nuk i komenton. Prandaj funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është ajo që krijon garancinë e të gjitha forcave politike dhe të gjitha institucioneve shtetërore. Në kemi hyrë në vitin e tretë pa Gjykatë Kushtetuese dhe normal që do të kemi këtë situatë që kemi sot”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi: Forcat e reja politike, sjellin ngjyra dhe garë por gara duhet të jetë e ndershme

Duke komentuar rezultatin e Vetëvendojes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e pyetur në lidhje me domosdoshmërinë e krijimit të forcave të reja politike në Shqipëri, Kryemadhi tha se forcat e reja politike sjellin gjithmonë risi dhe garë, por theksoi se kjo e fundit duhet të jetë e barabartë dhe e ndershme.

“Unë mendoj që krijimi i forcave të reja politike sjellë gjithmonë ngjyra në jetën politike shqiptare sepse përveç kësaj do të sjelli dhe një kompeticion do të sjelli edhe një konkurrencë, por problemi qëndron që duhet të jetë i ndershëm, ku garimi i të gjitha forcave politike i bën që të jenë të barabarta. Në Kosovë mos harrojmë që Vetëvendosja nuk është forcë e re politike, është prej 12 vitesh që është në terren mund të themi për shkak të angazhimit të saj dhe qëndrimeve të saj, ajo edhe pse e ka patur të mundshme për të qenë pjesë e qeverisjes nuk ka pranuar, por unë nuk mendoj që jam këtu as për të komentuar Vetëvendosjen dhe as LDK-në, PDK-në, as AAK, Nismën dhe të tjerat.
Për mua të gjitha forcat politike i shikoj si një pjesë të një puzzle të gjithë situatës politike sepse secila sipas angazhimeve të saj, kontributeve të saj në jetën politike, me të mirat dhe të këqijat e tyre, por ajo që është shumë e rëndësishëm e dhe shumë e bukur është që ndryshimin ndërmjet një stabiliteti dhe ndryshimi që ata i sjellin Kosovës, për të krijuar mundësi dhe hapësira të reja, jo vetëm për një klasë të re politike në Kosovë, jo vetëm për një ndryshim politik në Kosovë. Ajo që dua të them është se në asnjë vend të botës, asnjëri nuk rri më shumë se 8 vjet në opozitë dhe 8 vjet në mazhorancë në jetën politike, por lëvizin sipas mundësive që krijojnë dhe politikave që krijojnë vetë partitë politike sepse në fund të fundit, demokracia këtë ka që të krijojë shanse dhe mundësi.
Në fund të fundit edhe në shumë vende të botës për këtë arsye kanëvendosur edhe kufizimet e mandateve, për të mos patur mandat të përhershëm për sa i përket një individi apo një grupi të caktuar politik. Mendoj që z. Albin Kurti tregoi një qëndresë dhe një aftësi për shkak të funksionimit të strukturës edhe pse kaloi në një situatë të ndarjes së partisë, pavarësisht nga kjo i qëndroi konseguent kërkesave të tij, tashmë sfidat e tij janë shumët mëdha, për liberalizimin e vizave të Kosovës, për njohjen e Kosovës edhe nga vende të tjera dhe janë sfida që do të jenë shumë të vështira për të dhe prandaj janë dhe sfida në fund të fundit dhe janë të vështira që nuk bëhen nga të gjithë, bëhen akoma edhe më të bukura, edhe më të realizuara për një forcë politike, e cila për herë të parë do të drejtojë qeverinë e Kosovës”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP