Zgjedhjet në Kukës, Bejko: PD zyrtare duhet të nxjerrë një kandidat. S’mund të pretendojmë për fitore

Ish-kandidati i PD-së së vulës për kryetar i PD-së në bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka folur për zgjedhjet e reja lokale në Kukës. Për të tërheqja e Admir Sinamatit nga gara për Kukësin tregon reflektim. Ai thotë se PD-ja zyrtare duhet të dalë patjetër me një kandidat për këtë bashki pavarësisht rezultatit që do të marrë në zgjedhjet që do të mbahen në shtator.

“Admir Sinamati ka kontribute në PD. Zgjodhi të jetë me Berishën se është ndjerë më afër për shkak të historikut. Ai e ka peshuar mirë, e di se çfarë ka bërë aty.

Në 14 maj, ai e humbi Kukësin, pavarësisht duarve që mund të ketë futur qeveria tek votat. Të humbasësh Kukësin është e rëndë sepse është bastion nga PD. Gjici, në 2019, e mori bashkinë sepse nuk morëm pjesë në zgjedhje.

Kukësi e ka pasur rezultatin pozitiv në në zgjedhjet parlamentare. Mua më pëlqejnë dorëheqjet. Në vetvete do të thotë se njeriu është ulur, ka bërë një analizë dhe ka parë veten në pasqyre dhe ka reflektuar. Është një akt që duhet përshëndetur nga kushdo, pavarësisht se çfarë force politike përfaqëson”, u shpreh Bejko.

SHKARKO APP