Zgjedhjet në Peshkopi, PS-Nishanit: Tërhiq dekretin, kundërshton kodin zgjedhor
Një ditë pasi Presidenti i Republikës shpalli dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në 11 shtator për kryetar të bashkisë ne Peshkopi, ka reguar Partia Socialiste. Nëpërmjet deputetes Blerina Gjylameni, PS nënvizon se ky vendim është një akt individual.
Në emër të grupit Gjylameti i bëri thirrje Presidentit Nishani që të tërheqë dekretin dhe ta konstatojë atë si të pavlefshëm, pasi është në kundërshtim me kodin zgjedhor, për aq kohë sa nuk ka hyrë në fuqi ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Në deklaratë, deputetja e PS-së ka shtuar se: ”PS pasi u njoh me dekretin e Presidentit mbi caktimin e 11 shtatorit për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Peshkopi, gjykon se ky akt individual i presidentit ka dalë në kundërshtim me përcaktimin e kodit zgjedhor për caktimin e datës së pjesshme vendore. Publiku është njohur me vendimin nëpërmjet një njoftimi për media që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e kryetarit të shkarkuar të bashkisë Peshkopi Shukri Xhelili. Sipas njoftimit për media, Gjykata Kushtetuese në seancë ka vendosur rrëzimin e kërkesës. Në dijeninë tonë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbardhur ende dhe nuk është dërguar për botim në fletoren zyrtare. Në bazë të nenti 132, pika 2 vendim e gjykatës kushtetuese hyjnë në fuqi ditën e publikimit në fletoren zyrtare. PS si palë drejtpërdrejt e interesuar në bazë të nenit 111 të kodit të procesurave administrative, i kërkon Presidentit të Republikës të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrative sa më shpejt, në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja të padëshiruara nga ligji”.
KOHA JONË SONDAZH

