Zgjedhjet në SHBA/Në Kongres kryesojnë Republikanët, kurse në Senat betejë kokë me kokë
Sipas mediave amerikane CNN, New York Times dhe Washington Post beteja vazhdon kokë me kokë për Senatin, pasi Kongresin duket se po e merr bindshëm Partia Republikane. Kujtojmë se Presidenti Biden është i Partisë Demokrate, ndërsa Trump për Republikanët.
Në fakt kjo është një betejë e re Biden-Trump!
Numërimi vazhdon. Ky është rezultat i orës 09.47 me orën europiane.
Sipas BBC ora 07.00 rezultatet janë: Në Kongres 198 vende Republikanët dhe 173 Demokratët. Cila parti merr 218 vende, ka shumicën.
Ndërsa për Senat janë 48 me 48 nga 100 vende që janë në gjithsej.
Sqarim:
Kongresi i Shteteve të Bashkuara është organi më i lartë përfaqësues i pushtetit legjislativ federal. Ai është dy-dhomësh dhe ndodhet në ndërtesën e quajtur Kapitoli, në kryeqytetin e SHBA-ve në Uashington. Dhoma e ulët e Kongresit përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuese ndërsa dhoma e lartë nga Senati.
Kongresi përbëhet gjithsej nga 535 ligjvënës, të zgjedhur me mandate me kohëzgjatje të ndryshme.
Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 ligjvënës ndërsa Senati 100 senatorë, nga dy për secilin shtet federal. Në Dhomën e Përfaqësuesve ka dhe 6 anëtarë pa të drejtë vote, të cilët përfaqësojnë territoret amerikane të Porto Rikos, Samoas Amerikane, Guamit, Ishujve të Marianës Veriore, Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara si dhe Distriktit të Kolumbisë.