Zgjedhjet për Kolonjën, Meta: Kandidatin? Ia lë në dorë koalicionit

Sa i përket zgjedhjeve lokale për Kolonjën, kreu i LSI, Ilir Meta u shpreh sot se nuk do të dalë me kandidat më vete, por do a ia lejë në dorë koalicionit të zgjedhë. Sipas Metës, këto zgjedhje ishin të paparashikuara, duke i cilësuar si aksidentale.

“Për ne, aq më tepër për mua personalisht kjo nuk ka rëndësi. Kjo ka qenë një humbje e parakohshme dhe e pamerituar, kështu që nuk kam as në mend të merrem me kandidatët apo kandidatet për këtë çështje, por do të ndjek edhe unë dhe kolegët e tjerë disa nga projektet që ai i nisi me shumë përkushtim e dashuri për Kolonjën. Jam i  bindur se koalicioni do të gjejë kandidatë sa më të mirë, por unë e kam të vështirë të gjej kandidatë në nivelin e tij. Dhe këto janë zgjedhje lokale të një lloji, aksidental”- tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?