Zgjedhjet për kryetar dege të PS-së, Rama: Në total 561 kandidatë

Këtë pasdite, Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë për zgjedhje e 61 kryetarëve të degëve në këtë parti. Kryesocialisti Edi Rama ka publikuar shifrat e kandidatëve për kryetarë ku në total janë 561 kandidatë për kryetarë në bashki. 34% e kandidaturave janë të rinj të moshës nën 35 vjeç, më konkretisht 190 kandidatë.

263 kandidatë janë nga mosha 36-50 vjeç ose 47% e kandidaturave. Vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave në shkallë vendi. Nga 27 bashki, 18 kryetar aktualë kanë kandiduar për qenë edhe kryetar të PS-së.

Pas marrjes së rezultateve nga komisioni i ngarkuar për të zhvilluar dëgjesat, kryesia në vijim do të bëjë edhe vendimarrjen e saj, për të caktuar kryetarët e rinj. Në Kongresin e PS-së u vendos shkarkimi i kryetarëve të degëve, kjo me qëllim riorganizimin për zgjedhjet vendore të 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?