Zgjedhjet për kryetar të PD, Gjana: 75 mijë e 67 anëtarë me të drejtë vote. Proces transparent

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat, tha se të drejtën për të zgjedhur krytetarin e ardhshëm të selisë blu, e kanë 75 mijë e 67 anëtarë. ”Kemi diskutuar në Komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat. Rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin”. Zgjedhjet për krytear të PD-së do të mbahen më 13 qershor.

Pjesë nga deklarata

Komisioni Zgjedhor për Kryetarin e PD-së plotësohet me 4 anëtarë. Secili kandidat ka 1 përfaqësues të tij në komision. Komisioni miratoi kalendarin e ecurisë së procesit të zgjedhjeve deri në shpalljen e kandidatit fitues. Kandidatët do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisionet e votimit në të gjithë vendin. Ata do të trajnohen me ndihmën e fondacionit Konrad Adenauer.

Modalitetet e fletës së votimit do të përcaktohen deri në datën 6 qershor, ndërsa deri në datë 7 qershor caktohen vendvotimet, bazuar në propozimet e degëve. Materialet e votimit do të tërhiqen nga kryetari komisionit të votimit dhe secili kandidat ka të drejtë të vendosë një shoqërues për materialet e votimit në çdo degë. Lista e anëtarësisë së PD është me 75 067 anëtarë. Lista është e kyçur dhe sistemi mund të kontrollohet vetëm në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD.

Kemi diskutuar në komision për listat e anëtarësisë mbi debatin a mund të kenë kandidatët listat. Rregullat e lojës edhe në një organizatë politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Kemi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili detyron që aksush nuk mund ta shkelë pa autorizimin e individit që na ka dorëzuar të dhënat. Përkatësia politike është një e dhënë sensitive perosnale. Këto të dhëna mund të aksesohen vetëm nga ekspertët që caktojnë vete kandidatët, duke e bërë procesin të besueshëm dhe transparent.

SHKARKO APP