Zgjedhjet, Rama kalon në sitë ministrat dhe drejtuesit

Para se të zyrtarizojë ekipin dhe programin e PS për zgjedhjet e 11 majit, Rama do t’i kërkojë llogari ministrave dhe drejtuesve politikë. Në një format retreat parazgjedhor, mazhoranca socialiste do të bëjë analizën e investimeve të kryera dhe do të vendosë objektivat për premtime elektorale.

Në sitën e shefit të qeverisë do të jetë edhe performanca e kryebashkiakëve të majtë, jo vetëm për këtë vit elektoral.

Drejtuesit politik do të dorëzojnë propozimet e listave të tyre sipas qarqeve, të cilat do të analizohen nga Rama. Kryeministri u largua për rreth 40 minuta nga mbledhja për t’u rikthyer sërish.

SHKARKO APP