“Zgjedhjet u përgjakën”, dyshimi i fortë i deputetes së PD: Kush e vrau policin në Korçë?

Deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi ka reaguar sot lidhur me vetëvrasja e policit Ameli Vila, armën e shërbimit jashte qendrës së votimit në Korçë, duke ngritur dyshime të forta rreth vetëvrasjes.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, teksa u shpreh ngushëllime familjarëve, Halimi shkruan se sipas studimeve, vetëvrasja në shume pak raste ndodh gjate aktivitetit të punës. “Këto zgjedhje janë përgjakur dhe pyetja është: Kush e vrau policin në Korçë?”, – shkruan Halimi.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qarkun e Korçës, ku një efektiv policie ka vrarë veten në një qendër votimi. Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit 3733 të fshatit Dishnicë në Korçë në ambientet e jashtme të qendrës së votimit.

Polici i vetëvrarë është inspektor Ameli Vila, 50 vjeç, banues në Maliq. Sipas të dhënave nga polica 50-vjeçari ka vrarë veten me armën e shërbimit, ndërsa mësohet se e ka ndërmarrë aktin ekstrem gjatë kohës që ishte në shërbim. Dyshohet se Vila ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të disa problemeve por ende nuk ka detaje

STATUSI I DEPUTETES SË PD, ARBJOLA HALIMI
Duke i kerkuar ndjese familjes per kete koment dhe duke i derguar ngushellimet me te sinqerta per familjarin e tyre, punonjesin e policise qe ka humbur jeten ne Korce, dua te theksoj se: studimet e deritanishme tregojne se vetvrasja ne shume pak raste ndodh gjate aktivitetit te punes. Ajo eshte zakonisht nje akt i perllogaritur per vendin dhe formen dhe ndodh ne kushtet e nje izolimi e depresioni te thelle.
Keto zgjedhje jane pergjakur dhe pyetja eshte: Kush e vrau policin ne Korce?

/BW

SHKARKO APP