Zgjedhjet, Vasili: Ankimimi të mos bëhet në KQZ, sjell vonesa

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë në emisionin ‘Arena’ nga Dritan Hila në Ora News, se partia e tij ka bërë disa propozime konkrete për reformën zgjedhore, të cilat janë edhe të mundshme.

Ai veçoi heqjen e të drejtës së ankimimit në KQZ pas zgjedhjeve, duke iu dërguar këtë atribut Kolegjit Zgjedhor me qëllim që të mos ketë vonesa.

Vasili: Kemi paraqitur disa propozime, ku ne i kemi parë në dy fenomene; trafikimi dhe shitblerja e votës, paratë, një vend pune, fotografimi i saj, fenomen i cili ka spikatur më së shumti mbas zgjedhjeve të 2013-s e këtej. Në zgjedhjet e 2013-s e 2015-s nuk ka pasur kontestime për numërimin e votës, por për shitblerjen e saj. E kemi përqendruar vëmendjen këtu. Jemi përqendruar edhe tek fenomeni i mënyrës së financimit dhe parave të dyfishta që prodhojnë rezultate të deformuara. Së treti, një ide tjetër është shpejtimi i procesit nëpërmjet gjykimeve që ne i gjykojmë të mundshme, si rritja e qendrave të numërimit, dhe së dyti për të hequr KQZ-në si një hallkë ankimimi, duke shkuar drejtpërdrejt në kolegjin zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, thotë se ka disa arsye pse duhet votim elektronik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ristani: Votimi elektronik heq mundësinë e 80% të problemeve, si votimi për emigrantët, falsifikimi i kartave të identitetit, votimi familjar, blerja e komisionerëve. Shmang problemet në numërim që janë të mëdha. Pastaj vijmë tek vjedhja e votës së partive të vogla. Janë një sërë parregullsish.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?