Zgjedhjet vendore, KQZ ndan fondet për partitë, përfiton edhe FRD e AK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton fondin për partitë politike për zgjedhjet lokale të 2015. Shifra është miratuar në mbledhjen e radhës të KQZ­së, me votat e gjithë anëtarëve.

Siç e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, partia më e madhe parlamentare përfiton edhe fondin më të madh.Kështu Partia Socialiste do të marrë 73,7 milion lekë të reja. Për demokratët, partia e dytë me më shumë deputetë në Parlament shkojnë, 52, 3 milion lekë të reja. Më pas lista vijon më Lëvizjen Socialiste për Integrim, që do të marrë 20,5 milion lekë. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të marrë 7,5 milion lekë. Lista vijon me PBDNJ e Vangjel Dules, që do të marrë shifrën e 4,1 milion lekëve, Partia Kristian Demokrate 4,1 milion, Fryma e Re Demokratike 3,5 milion lekë etj.

Mes partive që do të marrin fonde nga KQZ për zgjedhjet lokale, bie në sy edhe Aleanca Kuq e Zi, që do të marrë 3,1 milion lekë të reja. Fondi në total që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar për partitë politë politike është 190 milion të reja.

Fondet për partitë nga KQZ

Partia Socialiste 73.7 milionë lekë

Partia Demokratike 57.2 milionë lekë

Lëvizja Socialiste për Integrim 20.5 milionë lekë

Partia Drejtësi, Integrim e Unitet 7.5 milionë lekë

Partia Republikane 6.6 milionë lekë

PBDNJ 4.1 milionë lekë

Partia Kristian Demokrate 4.1 milionë lekë

Fryma e Re Demokratike 3.5 milionë lekë

Partia Demokracia Sociale 3.1 milionë lekë

Partia Socialdemokrate 3.1 milionë lekë

Partia Demokristiane 3.1 milionë lekë

Aleanca Kuq e Zi 3.1 milionë lekë

 

 

 

SHKARKO APP