Zgjedhjet vendore të 2023/ Rama: Duhet t’i fitojmë, edhe pse kemi një opozitë që nuk të sfidon
Në një takim me Këshillin Koordinues të PS të qarkut të Tiranës, Edi Rama ka kërkuar nga strukturat e partisë që të angazhohen për të fituar zgjedhjet vendore të vitit 2023. Teksa theksoi se Tirana është qarku kryesor dhe puna duhet të jenë më e madhe, Rama tha se edhe pse nuk kanë një opozitë që t’i sfidojë, motivimin socialistët duhet t’ia japin vetë vetes.
”Jemi në kushtet kur nuk e kemi një opozitë që të sfidon dhe të motivon për të shkuar në këto drejtime, duhet ta bëjmë vetë dhe duhet ta bëjmë duke parë cilat janë gjërat që nuk kanë funksionuar siç duhet.
Tirana është një sfidë e jashtëzakonshme për 1001 arsye dhe për 1001 probleme të jetës së përditshme që janë problemet e një komuniteti shumë të gjerë dhe ne na duhet që edhe për këtë arsye në Tiranë dhe kudo tjetër ne të kemi një parti e cila të ketë njerëz që të shtojmë kapacitetin komunikues të PS në territor.
Ajo që mungon dhe që ne duhet ta shohim me shumë vëmendje është energjia e komunikimit të organizatave. Energjinë do t’ja japi drejtimi i partisë në territor, në bashki, në njësinë bashkiake”.