Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, Berisha bën deklaratën e fortë: U njoftuam paraprakisht për deklaratën e Mitsotakis

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e fortë, teksa është shprehur se opozita dhe mazhoranca shqiptare ishin vënë në dijeni të deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Detin Jon.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, menjëherë pas kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se opozita dhe mazhoranca ishin njoftuar nga vetë Greqia për deklaratën e Mitsotakis, sipas tij, një praktikë normale kjo mes dy shteteve.

“Gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpejgim. Ai ishte para jush si Kryeministri i dajres dhe kazanit. Qeveria greke ka notifikuar para deklaratës autoritetet shqiptare të dy krahëve, të pozitës dhe opozitës. Padiskutim që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo ëstë praktikë normale e civilizuar dhe etike. Dhe këtë pala greke e ka përmbushur plotësisht. Tjetër punë se pala shqiptare fut kokën nën jorgan dhe thotë smë ka njoftuar”, u shpreh ish-kryeministri.

SHKARKO APP