Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 07:43 Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) njoftoi të premten pezullimin e të gjitha fluturimeve në të gjithë vendin , për shkak të problemeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zhgënjimi i disa demokratëve për ndryshimin e qëndrimit të Biden dhe faljen e djalit të tij, Hunter

Politikë E martë, 3 Dhjetor 2024 17:02
Zhgënjimi i disa demokratëve për ndryshimin e qëndrimit të Biden dhe faljen e djalit të tij, Hunter
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas disfatave në zgjedhjet e nëntorit, disa demokratë ndjehen të zhgënjyer në lidhje me ndryshimin e qëndrimit të Presidentit Biden, i cili përdori kompetencat që i ofron detyra për të falur djalin e tij. Vendimi presidencial vjen pas goditjeve disavjeçare kundër Donald Trumpit nga Partia Demokrate, duke e akuzuar atë se përbënte kërcënim për demokracinë amerikane dhe për shpërfillje ndaj ligjit.

Mbrëmjen e së dielës, zoti Biden përdori autoritetin presidencial për të falur të birin, duke shkelur mbi premtimet e mëparshme dhe duke e çliruar Hunter Bidenin nga çdo krim i mundshëm federal që mund të kishte kryer ai brenda një harku kohor 10-vjeçar. Presidenti 82-vjeçar tha përmes një deklarate se ndjekja penale e djalit të tij nën akuza për evazion fiskal dhe falsifikim të dokumentacionit federal për blerje arme, kishte motive politike. “Ai beson tek sistemi i drejtësisë, por gjithashtu beson se politika e infektoi procesin dhe çoi në dështim të drejtësisë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në lidhje me vendimin e Presidentit Biden. Për muaj me radhë, zëdhënësja Jean-Pierre, Presidenti Biden dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë kishin ngulur këmbë se djali i presidentit, Hunter Biden, nuk do të falej.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arsyetimi i Shtëpisë së Bardhë nuk u prit mirë nga disa demokratë të zemëruar se vendimi i Presidentit Biden do ta bënte më të vështirë përballjen me presidentin e ri republikan. Republikani Donald Trump, i cili rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar për një mandat të dytë presidencial, ka argumentuar se aktakuzat e ngritura ndaj tij ishin rezultat i përdorjes për arsye politike të sistemit të drejtësisë nga Presidenti Biden dhe demokratët. “Ky është një precedent i keq që mund të abuzohet nga presidentët e ardhshëm dhe fatkeqësisht do ta dëmtojë reputacionin e tij”, shkroi në rrjetin X guvernatori i Kolorados Jared Polis. “Kur bëheni president, roli juaj është të jeni babai i kombit”, shprehej më tej guvernatori, duke iu referuar Presidentit Biden i cili e përdori rolin e prindit për të shpjeguar vendimin për faljen e djalit të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Hunter ishte autor i problemeve të tij me ligjin dhe njerëzit mund të ketë simpati për vuajtjet e tij, por duke pranuar gjithashtu se askush nuk është mbi ligjin, as presidenti dhe as djali i presidentit”. Ligjvënësi demokrat i Arizonës, Gred Stanton, tha në rrjetin X se: “Kjo nuk ishte çështje e motivuar politikisht. Hunteri shkeli ligjin dhe u dënua nga një juri”. Shumë demokratë të tjerë e mbështesin vendimin e Presidentit Biden për faljen e djalit të tij. “Trump fali Roger Stone, Steve Bannon, Michael Flynn dhe Paul Manafort, si dhe babanë e dhëndrit të tij, Charles Kushner, të cilin ai sapo e emëroi ambasador në Francë”, shkroi në rrjetin X demokrati Jon Cooper, i njohur për mbledhje fondesh për fushatat demokrate.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

“Biden kishte të drejtë që e fali të birin, Hunter Biden, për ta mbrojtur nga politizimi i FBI-së nga Kash Patel”, shprehej më tej zoti Cooper. Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka emëruar të besuarin e tij, Kash Patel për të drejtuar Byronë Federale të Hetimeve e cila aktualisht drejtohet nga Christopher Wray. Zonja e Parë, Jill Biden tha të hënën nga Shtëpia e Bardhë se mbështeste vendimin për faljen e djalit të saj.

Republikanët korrën një fitore në tre fronte në zgjedhjet e nëntorit, duke shënuar rikthimin e zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Falja presidenciale gjithëpërfshirëse për zotin Hunter Biden mbulon jo vetëm çështjet e hapura ndaj tij për falsifikim të dokumenteve për armëmbajtjen dhe mospagimin e taksave, por gjithashtu çdo vepër tjetër që ai ka kryer, mund të kryer ose marrë pjesë gjatë periudhës nga 14 janari i vitit 2014 deri më 1 dhjetor 2024. /VOA/

Etiketat e lidhura

Joe Bidenshba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 8 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.