Zhvendosja e tregut elektrik, Veliaj: S’ka më geto në Tiranë. Progres me çdo kusht
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet i vendosur për të çuar përpara projektin e transformimit të zonës së njohur si Tregu Elektrik në një hapësirë që do i shërbejë gjithë komunitetit të zonës. Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj nënvizon se tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20.12.2019 për zhvendosjen në Shkozë, ndërsa bën me dije se Tirana do të ecë në rrugën e progresit me çdo kusht. “Kanë kaluar 20 vjet nga pastrimi i Lanës nga Edi Rama e ka ende njerëz që duan favelat (getot) mes lagjeve. Jo më! Progres me çdo kusht!
Tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20.12.2019 për zhvendosjen në Shkozë, ja si transformohet zona”, shkruan Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

