Zhvillohet Ministeriali VI i Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore‏

Në këtë takim morën pjesë Deputetë të Parlamentit gjerman, zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan z. Hoyt Yee, përfaqësues të BE-së, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC).

 

Kjo konferencë mbahet në vazhdën e takimeve te mëparshme në Berlin, Nju Jork dhe Beograd dhe dëshmon vëmendjen e veçantë të Gjermanisë për zhvillimet në Evropën Juglindore si dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit në planin ekonomik dhe politik.

 

Në fokus të takimit ishte konsolidimi i progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe mirëqeverisja ekonomike si instrumente zhvillimi të qëndrueshëm në vendet e rajonit. Ministri i Jashtëm Bushati në fjalën e tij u përqendrua në reformat e qëndrueshme në kuadër të luftës kundër informalitetit në ekonomi si dhe në projektet infrastrukturore dhe energjetike që konkretizojnë thellimin e bashkëpunimit rajonal.

 Ministri Bushati u shpreh se “ngjarjet e fundit në kufijtë e Bashkimit Evropian dëshmuan rëndësinë që ka zgjerimi i BE-së si një mjet për të thelluar bashkëpunimin mbi çështjet kryesore të politikës së jashtme dhe si një mënyrë për të ndërtuar një stabilitet jetëgjatë në rajon. Në këtë kontest, jam i kënaqur që Raporti i fundit i progresit vlerëson se politika e jashtme e Shqipërisë është në përputhje të plotë me atë të BE-së”.

 

Krahas pjesëmarrjes në këtë konferencë, Ministri Bushati do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me përfaqësues të rajonit dhe personalitete  gjermane.

 

SHKARKO APP