Zija Çela: Askush s’mund të jetë hero, duke mbyllur gojën
Nga Zija Çela –
Nëse kundërshton dikë, nuk do të thotë patjetër se nuk e dashke. Por edhe të duash pa mospajtime, është njësoj si të rrosh qyq vetëm.
Prandaj bëhet i domosdoshëm debati si shkëmbim mendimesh, madje më tepër shkëmbim pikëpamjesh.
Vecse ai i shëndetshmi, për të cilin ka një kusht paraprak.
Sipas meje, sado njerëz modernë, ne ende ruajmë shpirtin e provincës, si një vend ku debati i ideve kthehet gjithnjë në mëri personale dhe sherr ambulant.
Zhurma, që trumbetohet aq shumë nga zhagajdurët, është tym për realitetin.
Heshtja, që lakmohet aq shumë nga burracakët, është letargji për demokracinë.
Askush s’mund të jetë hero, duke mbyllur gojën. Por, edhe sikur njëqind vjet të jetojnë, ka njerëz që nuk lindin për të parë ëndrrën e të gjithëve, sepse i tillë është UN-i i tyre. Kush pandeh se zotëron të vërtetën absolute, në ablosutizem do të bjerë. Kush sheh vetëm errësirë, nga fobia e dritës do të përndiqet.
Në kaosin verbal para zgjedhjeve politike, të shumtë janë njerëzit e thjeshtë që shushaten. A thua vrasin mendjen, duke vështruar yjet dhe duke e pritur përgjigjen nga qielli?! E pra, përgjigjja në këtë rast mund të gjendet më lehtë. E si?
Me Zotin në zemër, THUAJI PO ARSYES.