Zj*rri në urgjencën e QSUT, ministrja Koçiu: Brenda majit kthehet funksioni. 30 milionë lekë rehabilitimi

Afro 2 muaj nga rënia e zjarrit në urgjencën e re të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”, punimet për ta rikthyer në normalitet,punimet kanë nisur sot dhe do përfundojnë në muajin Maj. Teksa raportoi në Komisionin për Shëndetësinë, ministrja e Shëndetësisë dhe e Punëve Sociale, Albana Koçi tregoi se 30 mln lekë janë alokuar për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT.

“Kemi vetëm djegie të pjesshme të kabujve që kanë nxjerrë jashtë funksionit pjesën e imazherisë, por s’ka dëmtim të pajisjeve biomjekësore. Po kryhet investimi për ta kthyer në situaten e mëparshme. 30 mln lekë është vlera. Ka marrë oponencën përkatëse nga ekspertët që garantojnë se do të kthehet puna. Përfundon brenda muajit maj, sot fillojnë punimet aty”, tha Koçiu.

Ministrja shtoi se ngjarja është në hetim nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa sqaroi se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik në katin -1, në një prej dhomave teknike ku ka pasur djegie të kabujve. Koçiu garantoi se nuk ka pasur defekt të pajisjeve biomjekësore të spitalit, pasi sipas saj falë këtij investimi sistemi ka reaguar dhe situata u normalizua në kohë.

SHKARKO APP