Znj. Ambasadore, a do të niste Presidenti Trump bisedime pa kushte me Ramën, që lobuar kundër tij?

Këshilltari i CDU-së në Gjermani, Martin Henze, ka reaguar ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, e cila ka postuar një deklaratë të dërguarit të posaçëm të Trump për Ballkanin Perëndimor lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Bashkëngjitur shkrimit ambasadorja Kim shkruan “Shpresojmë që Europa të thotë “PO”.

Henze në postimin e tij i është kundërpërgjigjur duke u shprehur se “Nëse kushtet janë përmbushur, që në fakt nuk janë përmbushur, a do të niste Presidenti Trump bisedime pa kushte me Ramën që lobuar kundër tij dhe ka hequr sundimin e ligjit? Jo, Trump nuk do ta bënte këtë. Për çfarë shpreson ambasadorja atëherë?”

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?